Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045! Empty
MesazhTitulli: VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045!   VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045! Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 2:03 pm

VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045!
Implementimi i këtij numeracioni (045) i mundëson VALA-s që të rris kapacitetet për konsumatorë te rinj dhe të ketë në vazhdimësi SIM kartela në treg.
Me implementimin e fazës së 5-të të VALA-s që do të mundësoj ngritjen e kapaciteteve deri në 1 milion e 200 mijë konsumatorë, zbatimi i këtij numeracioni (045) është nevojë imanente për VALA-n në mënyre që tu përgjigjet kërkesave në rritje të konsumatorëve dhe të mundësojë që në te ardhmen VALA të ketë në vazhdimësi SIM kartela të mjaftueshme në treg, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga VALA.

Implementimi i tarifave të reja për konsumatorët pre-paid që parasheh zbritje drastike të çmimeve prej rreth 40% do të fillojë në pjesën e parë të muajit qershor të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe pritet po ashtu edhe lansimi i produktit më të ri të VALA-s të quajtur BIZNES KLUBI (apo CUG - Closed User Grup) që i dedikohet komunitetit të biznesit. Klientët e VALA-s që dëshirojnë të kenë këtë produkt mund të fusin në KLUB aq punëtorë sa kanë nevojë, ndërkaq bisedat ndërmjet tyre do të jetë pa pagesë, përveç tarifës mujore e cila do të dallojë varësisht sa konsumatorë do të jenë brenda KLUBIT.

Në ndërkohë, menaxhmenti i PTK-së po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për të siguruar që të parandalohen aktivitetet e paligjshme përmes SIM kartelave të VALA-s në mënyre që të ruhet afarizmi i PTK-së.

Bordi dhe menaxhmenti i PTK-së ka falënderuar të gjithë konsumatorët besnik të VALA-s dhe i ka siguruar që në vazhdimësi do të ofrojë produkte cilësore dhe çmime të arsyeshme dhe konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend, përfundon njoftimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045! Empty
MesazhTitulli: Nokia vë në treg telefonin prej 35 dollarësh!   VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045! Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 2:03 pm

Me çmim prej 35 dollarësh, Nokia 1209, sigurisht është modeli më i lirë i prodhuesit të njohur nga Finlanda. Ky model ka zëvendësuar të përparshmin nga kategoria e njëjtë, me shenjën, Nokia 1208. Edhe pse dallon me karakteristika shumë modeste, tërësisht në pajtueshmëri me çmimin e vet, Nokia 1209, i ka disa specifika me të cilat nuk mund të lavdërohen jo shumë modele më të shtrenjta.
Nokia ia ka përshtatur në tërësi këtë model popullatës së varfër, e në këtë kategori mund të futet një pjesë e madhe e botës. Në vendet e zhvilluara posedimi i telefonit mobil është gjë shumë e kuptueshme, e një numër i madh i njerëzve ka më shumë se një telefon si dhe më shumë numra telefoni.

Karakteristikat e këtij modeli janë shumë modeste dhe shumë pak është avancuar në krahasim me modelin e mëhershëm - 1208.

Nokia 1209 është model i cili mbështet rrjetin GSM (900 dhe 1.800 MHz), me dimensione prej 102 x 44 x 18 milimetrash dhe peshë prej 79 gramësh. Ka ekran të vogël me kualitet mesatar (CSTN), me rezolucion prej 96 x 68 pikselash dhe 65.000 ngjyrash. Të gjithë komponentët e tij janë përshtatur për përdorim sa më të thjeshtë dhe më të lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
VALA lanson produkte te reja dhe numeracionin 045!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 22 Trike te reja per Windows XP
» Samsung prezanton modele të reja të fotoaparateve point-and-shot
» Kroacia paralajmëron masa të reja për luftimin e krimit të organizuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Alba-oNe Forums BOXI :: Telefona Mobil / Pocket PC-
Kërce tek: