Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Philips ka përgatitur dy celularë të rinj!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Philips ka përgatitur dy celularë të rinj! Empty
MesazhTitulli: Philips ka përgatitur dy celularë të rinj!   Philips ka përgatitur dy celularë të rinj! Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 2:04 pm

Dorën në zemër, pothuajse kemi harruar për segmentin e Philips-it në industrinë e telefonave celularë, duke marrë parasysh se ai i është shitur kinezëve, mirëpo kompania holandeze ka vendosur të na përkujtojë me paraqitjen e dy modeleve të reja.
Gjatë verës tek ne evropianët do të duhej të paraqiteshin telefonat celularë Philips 198 e Philips 199.

Të dy modelet i takojnë kategorisë së lirë, të celularëve të thjeshtë: janë identikë sipas dizajnit, derisa sipas karakteristikave teknike dallojnë ekskluzivisht për faktin se modeli 199 është i pajisur me pranues të radiovalëve FM, e modeli 198 nuk është.

Karakteristikat tjera të njëjta janë: ekran 1.5-inçësh me rezolucion prej 128 x 129 pikselash, buton katërkahësh për navigim, dimensione prej 99 x 42 x 13.5 milimetra, peshë prej 65 gramësh, melodi polifonike, bateri e cila mundëson deri në pesë orë bisedë dhe 20 ditë në pritje, derisa sa u përket lidhjeve, të dy modelet bien në kategorinë e pajisjeve dual band (900/1800 MHz) me mbështetje për GPRS.

Edhe pse Philips ia ka shitur njësinë e tij për prodhimin e celularëve kompanisë kineze China Electronics, të dy modelet do të paraqiteshin së pari në Evropë dhe atë me çmim prej 40, respektivisht 45 euro.


Report this post
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Philips ka përgatitur dy celularë të rinj!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Alba-oNe Forums BOXI :: Telefona Mobil / Pocket PC-
Kërce tek: