Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Bayern rikthehet pas disavantazhit të dyfishtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Bayern rikthehet pas disavantazhit të dyfishtë Empty
MesazhTitulli: Bayern rikthehet pas disavantazhit të dyfishtë   Bayern rikthehet pas disavantazhit të dyfishtë Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 12:25 pm

Bayern Munich ka bërë një rikthim sensacional të rezultatit në Allianz Arena kundër skuadrës së Wolfsburgut të cilën e ka mposhtur me rezultat 4-2.

Në pjesën e parë të ndeshjen bavarezët u gjetën në disavantazh prej dy golash brenda dy minutash. Golin e parë për mysafirët e shënoi Grafite (31’) nga penalltia, dhe vetëm pas dy minutash Dzeko dyfishoi epërsinë e Wolfsburgut.

Krejt çka arritën të bëjnë kampionët gjermanë në pjesën e parë ishte ngushtim i epërsisë me anë të syperyllit francez, Frank Ribery (42’).

Në pjesën e dytë të ndeshjes gjithçka ndryshoi dhe vendasit arritën që ta përmbysin rezultatin.

Fillimisht barazoi Van Bommel (54’), ndërsa golat e Borowskit (63’) dhe Schweinsteigerit (80’) e fundosën Wolfsburgun.

Skuadra e Ervin Skelës, Energie Cottbus, ka pësuar në shtëpi nga Eintracht Frankfurt me rezultat 2-3, ndërkohë që edhe skuadra ku aktivizohet shqiptari tjetër, Edmond Kapllani ka humbur në udhëtim prej Monchengladbach me rezultat minimal 1-0.

Ekipi i kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Altin Lala, ka arritur barazim 1-1 me skuadrën e Werder Bremenit. Derisa takimi tjetër ndërmjet Schalkes dhe Arminia Bielefeldit ka përfunduar pa gola.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bayern rikthehet pas disavantazhit të dyfishtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: