Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 "Dhe tregimi për Tottin vazhdon..."

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

"Dhe tregimi për Tottin vazhdon..." Empty
MesazhTitulli: "Dhe tregimi për Tottin vazhdon..."   "Dhe tregimi për Tottin vazhdon..." Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 12:27 pm

Në një moment shumë të vështirë për skuadrën e Luciano Spallettit, kapiteni i Romës Francesco Totti mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Udineses si pasojë e një tjetër lëndimi.

Giallorossët kanë pasur një fillim të mbrapshtë në sezonin e ri, ndërsa javët e fundit vërtete kanë vuajtur duke pësuar tri humbje radhazi në të gjitha garat.

Simboli romak Francesco Totti pas një kohe të gjatë qëndrimi jashtë loje, disa herë është rikuperuar dhe para ndeshjeve sërish është lënduar, dhe e njëjta gjë ndodh përsëri.

Totti i cili ka qenë padyshim lojtari më i mirë i Romës në dy ndeshjet e fundit mund të mungojë në takimin e të dielës kundër Udineses, pasi në fund të ndeshjes në Satmford Bridge kundër Chelseat, ai ishte ankuar në dhimbje në gju si pasojë e një lëndimi të mëparshëm.

Sido që të jetë trajneri i Romës, Spalleti, qëndron optimist për inkuadrimin në fushë të lojtarit më të mirë që ka në dispozicion: “Totti është stërvitur mirë, mirëpo ne do të vendsoim nesër nëse do të luajë ose jo kundër Udines”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Dhe tregimi për Tottin vazhdon..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te Ja Ndrrojm Emrin Recycle Bin, "Shportes" pra veproni ne kete menyre
» Moratti: Ibra e meriton "Topin e Artë"
» Më 1 dhjetor nis shtrirja e EULEX-it në tërë Kosovën, raporton "Dnevnik"
» Quaresma: Ronaldo e meriton "Topin e Artë"
» "Vizat", Fratini: Plotësoni dy kushtet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: