Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shtypi gjerman: Kancelarja gjermane Angela Merkel në Kinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Shtypi gjerman: Kancelarja gjermane Angela Merkel në Kinë Empty
MesazhTitulli: Shtypi gjerman: Kancelarja gjermane Angela Merkel në Kinë   Shtypi gjerman: Kancelarja gjermane Angela Merkel në Kinë Icon_minitimeMon Oct 27, 2008 12:27 pm

Kriza financiare është në qendër të samitit euro-aziatik

"Braunschweiger Zeitung" shkruan
Kriza financiare peshon rëndë dhe asaj i duhet dhënë fund shpejt. Klima politike ndërmjet RFGJ dhe Republikës Popullore të Kinës është e çtensionuar, lojërat olimpike janë zhvilluar pa incidente. Prit se sikur ka qenë diçka tjetër? Po, çështja e Tibetit! Sigurisht por Dalai Lama tani nuk është më aq i kërkuar. Në disa rafte librash maksimat e tij rrinë pranë librit besteseller të Dale Carnegie-it. Mos u shqetëso, por jeto! Por ne duhet të shqetësohemi. Edhe për të drejtat e njeriut në Kinë, të cilat nuk e kanë kursin aq të lartë sa shumë aksione. Por ata kanë një vlerë të posaçme. Vlejnë përgjithmonë."

"Westfälischer Anzeiger" që del në Hamm

Përsa i përket demokracisë Kina mbetet një vend në zhvillim, që i sheh njerëzit si masë në dispozicion, që në rastin më të mirë i nënshtron me vullnet, në raste të veçanta kundër dëshirës dhe në mënyrë brutale. Kjo vlen sidomos për disidentin Hu Jia. Prandaj duhet përshëndetur, kur parlamenti i BE-së jep bën këtë nderim me gjithë gjestet kërcënuese të Pekinit. Aq më mirë është që kancelarja gjermane ta mbështesë këtë në Kinë. A ka bërë parlamenti evropian, atë që komiteti Nobel në Oslo mendoi fare shkurt ta bënte, përpara se ta jepte çmimin nobel për paqen jo në drejtim të Kinës?

Bild-Zeitung e Berlinit shkruan për krizën financiare

Kriza financiare i është ngjitur ekonomisë sonë. Vlera e 30 koncerneve më të mëdha ka rënë në 12 muajt e fundit në mënyrë të paimagjinueshme në 400 miliardë. Sipërmarrjet dhe me to qindramijëra punonjës janë bërë lodra të krizës ekonomike. Shumë firma model si Daimler kanë humbur aq shumë në vlerë, saqë mund të bliheshin si duke lozur nga fondet e huaja apo ndërmarrjet konkurrrente. Kjo është alarmuese dhe frikësuese. Por kërkimi i ndihmës së shtetit dhe i ligjeve të reja, për të mbrojtur nga fuzioni, është një rrugë krejtësisht e gabuar. Gjermania përfiton si asnjë vend tjetër nga tregtia e lirë, nga ekonomia e globalizuar. Nqs sipërmarrjet blejnë tek të huajat është po aq në rregull sa edhe anasjelltas. Ne nuk ka duhen barriera të reja dhe izolim të ekonomisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Shtypi gjerman: Kancelarja gjermane Angela Merkel në Kinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtypi britanik: Greenspan pranon “të metën”
» Vazhdon drama e qumështit të kontaminuar në Kinë
» Shtypi britanik: Osborn në betejën për mbijetesë politike
» 43 persona kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Kinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Ndërkombëtare-
Kërce tek: