Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mali i Zi dhe Maqedonia njohën pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Mali i Zi dhe Maqedonia njohën pavarësinë e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Mali i Zi dhe Maqedonia njohën pavarësinë e Kosovës   Mali i Zi dhe Maqedonia njohën pavarësinë e Kosovës Icon_minitimeMon Oct 27, 2008 12:32 pm

Mali i Zi njohu sot mbasdite zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Vendimin e qeverisë malazeze e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm i Malit te Zi, Milan Rochen. Ndërkohë po sot në mbrëmje edhe Parlamenti i Maqedonisë votoi me shumicë votash rezolutën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet të ri fqinj. Pritet vendimi i qeverise maqedonase që do të kurorëzojë përfundimisht nga ana e Maqedonisë njohjen e Republikës së Kosovës

Mali i Zi dhe Maqedonia njohën shtetin e ri të Kosovës. Përkundër kërcënimeve të Serbisë e cila e ka cilësuar njohjen e Kosovës si “thikë pas shpine”, të dyja ish- vendet e ish-Jugosllavisë dhe shtete fqinje me Serbinë njohën sot pasdite pavarësinë e Kosovës. Nga Mali i Zi ka qënë Ministri i Jashtëm malazez, Milan Rochen ai që bëri të ditur sot pasdite vendimin e qeverisë. "Qeveria njëzëri ka vendosur ta njohë Republikën e Kosovës", u tha ai gazetareve. Pak minuta pas njohjes, Ferhat Dinosha ka bërë të ditur se shqiptarët në Mal të Zi po e festojne këtë ditë. Mirëpo ai ka theksuar se ato forca politike malazeze të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës po dëshmojnë se janë për forcimin e sigurisë në rajon dhe se po punojnë në drejtim të integrimeve euroatlantike.
Përfaqësuesit e opozitës malazeze, e cila është kryekëput proserbe, nuk kanë arritur ta bindin kryeministrin Millo Gjukanovic që të heqë dorë nga qëllimi që Qeveria e tij ta nxjerrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq pas orës 21:00 sot në mbrëmje edhe Parlamenti i Maqedonisë votoi pro rezolutës për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet të ri fqinj.
Nga 111 deputetë të pranishëm, 85 deputetë të VMRO-DPMNE-së, BDI, PDSH-së dhe DR-së votuan pro rezolutës, 1 deputetë kundër dhe 16 kanë abstenuar. Miratimit të saj i parapriu një debat i ashpër midis pozitës dhe opozitës.
Rezoluta për Kosovën do t`i dorëzohet Qeverisë, për të cilën nuk ka dyshime se do votojë kundër. Pritet që sonte qeveria e Maqedonisë të japë vendimin përfundimtar për njohjen e Kosovës.

Njohja qe i beri Mali i Zi, Kosovës dhe parlamenti maqedonas erdhën pak ditë pas “kërcënimit” që i bëri Serbia vendeve të Ballkanit, në rast se njihnin pavarësinë e Kosovës. Këto qëndrime zyrtare të Malit të i dhe Maqedonisë, bëhen njëkohësisht edhe një ditë pas votimit të rezolutës serbe në OKB për të kaluar në Gjykatën Ndërkombëtare legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Beogradi ka kërcënuar se në rast njohjeje do të tërheqë ambasadorin e saj nga Podgorica. Disa ditë më parë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç tha se njohja e pavarësisë nga vendet e rajonit, kryesisht nga Mali i i do të ishte “thikë pas shpine për Serbinë”. Ai u shpreh gjithashtu se Mali i Zi e di mirë si reagon Serbia në të tilla raste.
Përkundër kërcënimeve te Serbisë, Mali i Zi renditet tashmë në listën e 49 shteteve që njohin shtetin e Kosovës. Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 Shkurt të këtij viti. E para që njohu pavarësinë e Kosovës ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas Gjermania, Franca, Britania e Madhe etj. Pritet që sot edhe Qeveria e Maqedonisë të deklarohet për pavarësinë e Kosovës. Me vendimin e pritshëm nga qeveria e Maqedonisë, lista do te rritet me 50 vende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Mali i Zi dhe Maqedonia njohën pavarësinë e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Malajzia e pranon pavarësinë e Kosovës – arrin në 52 numri i njohjeve
» Shqipëria shpreson që Malajzia ta njohë pavarësinë e Kosovës
» Surroi, Ashdown dhe Ischinger, mbrojnë pavarësinë e Kosovës
» Surroi, Ashdown dhe Ischinger, mbrojnë pavarësinë e Kosovës
» Surroi-Ashdown-Ischinger mbrojnë pavarësinë e Kosovës në Londër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: