Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Palestina, ndeshje ndërkombëtare me Jordaninë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor




Palestina, ndeshje ndërkombëtare me Jordaninë Empty
MesazhTitulli: Palestina, ndeshje ndërkombëtare me Jordaninë   Palestina, ndeshje ndërkombëtare me Jordaninë Icon_minitimeMon Oct 27, 2008 1:06 pm

Palestina më në fund arrin të zhvillojë një ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj. Ata kanë luajtur ndaj Jordanisë me të cilët barazuan 1-1.
Ndeshja u zhvillua në një stadium me një kapacitet prej 6,500 vendesh në qytetin Al Ram pranë Jeruzalemit.

I pranishëm në këtë ndeshje ka qenë edhe presidenti i FIFA-s, Josef Blater i cili është duke zhvilluar një tur 4 ditor vizitash ku përfshihet edhe një takim me organizmin e futbollit të Jordanisë dhe Izraelit.

Forca të shumta policore kishin rrethuar stadiumin për të siguruar qetësinë dhe për të evituar ndonjë incident. Niveli i ulët i sigurisë në të shkuarën kishe detyruar drejtuesit e FIFA-s që ta konsideronin territorin e Palestinës të pasigurtë për të zhvilluar ndeshje në fushën e tyre dhe në këtë dekadën e fundit të gjitha ndeshjet, përfaqësuesja e tyre i ka zhvilluar në transfertë.

Federata e Futbollit e Palestinës është krijuar në vitin 1928, por vetëm në vitin 1998 është njohur nga FIFA. Pas ndeshjes me Jordaninë Blater ka deklaruar: “Për Palestinën kjo ishte një ditë feste që konfirmoi edhe një herë se futbolli sjell shpresë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Palestina, ndeshje ndërkombëtare me Jordaninë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Guardiola: Mund ta fitojmë çdo ndeshje
» Guardiola: Mund ta fitojmë çdo ndeshje
» Gillardino, “stop” 2 ndeshje per golin me dore
» Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: