ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Salihi, dy ditë stërvitje për golin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Salihi, dy ditë stërvitje për golin   Mon Oct 27, 2008 1:06 pm

Kartëvizita e tij është goli. Dhuntinë për të gjetur rrugën e rrjetës Hamdi Salihi e shfaq edhe në momentet kur nuk është në formën më të mirë.

I aktivizuar si zëvendësues të shtunën në sfidën që Ried fitoi 3-1 me Austrinë e Vjenës, sulmuesit të kombëtares shqiptare i mjaftuan shtatë minuta për të shënuar.

“Nuk e kisha menduar se do të shënoja në këtë takim, pasi rikthehesha pas një dëmtimi të gjatë dhe vetëm gjatë dy ditëve të fundit u stërvita me skuadrën”, deklaroi 24-vjeçari.

“Ende nuk mund të them se jam rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në kavilje. Mendoj se deri në fund të javës tjetër do ta kem hedhur pas shpine problemin”.

Më tej shkodrani tha edhe dy fjalë për mungesën në sfidat me kombëtaren: “Më vjen keq që dëmtimi më penalizoi nga aktivizimi në eliminatore, por futbolli kështu e ka”.

Fundjava ka sjellë edhe shumë gola të shqiptarëve nga Kosova, që militojnë në kampionatet në kontinent. Njazi Kuqi realizoi golin e barazimit 1-1 në sfidën ndërmjet Kolbencit dhe Nyrenbergut.

Drilon Shala shënoi te FC Lahti, Ademi e Hetemi shënuan për Shafhauzen, ndërsa Gashi te Belinzona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Salihi, dy ditë stërvitje për golin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: