ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hamilton i qetё para garёs sё fundit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
avatar

Numri i postimeve : 573
Age : 21
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Hamilton i qetё para garёs sё fundit   Sat Oct 25, 2008 12:29 pm

Ngasёsi i McLarenit dhe lideri kampionatit tё Formula 1, Lewis Hamilton, thotё se ai do tё jetё pozitiv nё pёpjekjen e tij pёr t’u bёrё kampion nё garёn e fundit, atё tё Brazilit, nё vikendin e ardhshёm.

“Pёrfundimisht do tё nisem pёr nё kёtё garё nё tё njёjtёn mёnyrё siç u nisa pёr nё garёn e kaluar. Me sa duket, synimi im pёr nё Brazil ёshtё pak mё ndryshe nga garat tjera, pasi qё nuk kam nevojё pёr ta fituar atё”, ka thёnё anglezi.

“Por, kjo nuk do tё mё ndalojё qё tё jem sa mё i fuqishёm. Çmimi i Madh i Kinёs ishte njё shembull i mirё i kёsaj. Synimi nuk ishte t’i japim zor, por e gjetёm veten nё pozicion ballor dhe nxorrёm mё tё mirёn nga ajo garё”, shton Hamilton.

Hamilton duhet tё pёrfundojё vetёm nё pozitёn e pestё pёr t’u bёrё kampioni mё i ri nё historinё e Formula 1.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Hamilton i qetё para garёs sё fundit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: