Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Thaçi përgëzon Topin dhe Berishën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Thaçi përgëzon Topin dhe Berishën Empty
MesazhTitulli: Thaçi përgëzon Topin dhe Berishën   Thaçi përgëzon Topin dhe Berishën Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 6:21 am

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, a ka cilësuar nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga presidenti i SHBA-ve, George Bush, si të arritur historike për Shqipërinë.

Në një mesazh dërguar presidentit shqiptar, Bamir Topi, dhe kryeministrit Sali Berisha, Thaçi i ka përgëzuar ata në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal – “me përgëzimet më të thella për këtë të eveniment, duke besuar se Republika e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s së shpejti do të bëhet pjesë edhe e Bashkimit Evropian”.

“Politika e shtetit shqiptar vazhdon të jetë faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon. Duke kultivuar filozofinë politike të fqinjësisë së mirë, thellimin e reformave të gjithanshme dhe përmbushjen e standardeve të larta demokratike Shqipëria po hap perspektivën e saj të sigurt evropiane”, ka vlerësuar Thaçi.

Rezultatet e Shqipërisë, sipas tij, janë inkurajuese edhe për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. “Vizioni i institucioneve të Kosovës, i përkrahur nga miqtë dhe bashkësia ndërkombëtare, është vizion i integrimit në strukturat euroatlantike”, ka përfunduar kryeministri Thaçi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thaçi përgëzon Topin dhe Berishën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHBA-ja përgëzon Malin e Zi për njohjen e Kosovës
» Thaçi nënshkroi dy marrëveshje me Luksemburgun
» Thaçi kundër “shtimit” të ministrave të LDK-së në ekzekutiv
» Thaçi kundër “shtimit” të ministrave të LDK-së në ekzekutiv
» Ronaldo beson se është favorit për Topin e Artë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: