Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Sistemi i muzikes digjitale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Sistemi i muzikes digjitale Empty
MesazhTitulli: Sistemi i muzikes digjitale   Sistemi i muzikes digjitale Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 10:21 am

Të paturit e një koleksioni muzike dixhitale ka të mirat e veta. S’ke pse merresh më me disqe apo kaseta. Është e lehtë të transferosh këngë në pajisje të lëvizshme dhe, nëse e ke kompjuterin të lidhur në rrjet, mund të dëgjosh muzikë edhe nga vendondodhje të tjera. Por nëse nuk tregohesh i rregullt me gjetjen, dëgjimin dhe ndarjen e muzikës me të tjerët, kjo mund të shndërrohet në diçka më shumë acaruese se sa zbavitëse. Skedarët e tu mund të jenë të hallakatur me emra kontradiktorë dhe me formate që s’përputhen. Programet më të mëdhenj mediatikë - Windows Media Player 11 dhe iTunes 7 - kanë disa opcione që mund të të ndihmojnë ta sistemosh dhe ta mbash të rregullt koleksionin e këngëve. Duke përdorur këto mjete dhe ndoshta edhe disa programe të tjera utilitare, s’është e vështirë t’i vësh gjërat në vijë. Ja se si bëhet:



1. Mblidhi bashkë skedarët zanorë
Nëse ke vite që koleksionon dhe krijon skedarë audio, ka shumë mundësi t’i kesh të shpërndarë në disa kompjuterë, dosje, disqe të ngurtë, plus edhe CD-të e tu.

Hapi i parë: Gjurmo çdo skedar zanor që dëshiron të kesh në librarinë përfundimtare. Fillo duke kërkuar skedarët muzikorë me zgjatimet e zakonshme (MP3, AAC dhe WMA). Pastaj, zgjidh një vendndodhje të vetme për ruajtjen. Ndoshta do të të duhet një disk i ngurtë me hapësirë të mjaftueshme për zgjerim të mëtejshëm. Një disk prej 500 GB kushton rreth 120 euro (14-15 mijë lekë). Në rast se skedarët janë në formate të kompresuara (do të flasim më poshtë për këtë), 500 GB mjaftojnë edhe nëse je një koleksionues manjak.



2. Zgjidh programin
Ka shumë programe për të dëgjuar dhe manaxhuar muzikën, por shumica e përdoruesve janë të kënaqur me opcionet që ofrojnë programet falas të Microsoft-it dhe Apple-it: Windows Media Player (WMP) 11 dhe iTunes 7.

WMP-në e përdorim për të dëgjuar muzikë dhe për të manaxhuar koleksionin. Gjithashtu, na pëlqen fakti që ai lidhet me shumë shërbime shkarkimi, nëpërmjet ndërfaqësit të tij simpatik dhe të rafinuar, dhe mban shtojca (plug-ins) për zgjerime audio dhe video. Nëse ke një iPod, mund ta përdorësh WMP-në për të dëgjuar muzikë, por për këtë duhet të importosh muzikë të re në iTune dhe WMP, në vend që të përdorësh njërën ose tjetrën.


Shënim: Kur e instalon për herë të parë iTunes-in, të kërkohet nëse dëshiron që programi të gjejë skedarët e tu muzikorë, përndryshe ai e ruan muzikën në dosjen iTunes Library, që ndodhet në dosjen My Music. Nëse ti thjesht i shton skedarë asaj dosjeje, pa i importuar fillimisht në librari, atëherë mos e vrit mendjen, sepse WMP-ja i fut në librari automatikisht.


Këshillë: Nëse dëshiron të përdorësh një program media të vetëm për t’u sinkronizuar me një iPod, ose për të dëgjuar muzikë në një kompjuter Windows, shih njëherë MediaMonkey-n, prodhuar nga Ventis Media, ose Winamp 5.5 të Nullsoft-it.

Të parën mund ta gjeni në adresën

http://www.download.com/MediaMonkey-...html?tag=lst-1 ,

ndërsa të dytën në

http://www.download.com/Winamp/3000-...html?tag=lst-1 .

Ka edhe versione falas, por versionet premium që ofrojnë një kontroll më të madh për sa i përket rrjepjes (ripping), djegies, etiketimit, katalogimit të koleksionit tuaj, kushtojnë rreth 1700 lekë.



3. Përcakto formatin
Kalimi i të gjithë skedarëve në të njëjtin format është mënyra e duhur, por kjo ngre disa pyetje: AAC, WMA apo MP3? Të kompresuar apo jo? Bit rate konstant apo i ndryshueshëm?

Secili prej formateve muzikorë ka të mirat dhe të këqijat e veta. Për shembull, nëse zgjidhni AAC (standarti i iTunes-it) ose WMA (standarti i WMP-së), mund të ndodhë që skedarët e tu të mos përputhen me ndonjë pajisje aktuale dëgjimi, apo që do të dalë në të ardhmen. Nëse zgjedh një format të kompresueshëm (AAC, MP3 dhe WAV janë të tre të kompresueshëm) kjo kursen hapësirën e diskut, por ofron cilësi të dobët krahasuar me opcionet e pakompresuara, siç janë skedarët tepër të mëdhenj WAV dhe AIFF.

Ne të këshillojmë skedarë MP3 me bit rate të ndryshueshëm (Variable Bit Rate). Formati MP3 përputhet me pjesën më të madhe të pajisjeve dhe VBR-ja ofron këngë me cilësi më të mirë, që janë shumë më të vogla se skedarët e pakompresuar. (Kodimi VBR i kompreson më pak pjesët e ndërlikuara për të ruajtur cilësinë, ndërsa pjesët më pak të ndërlikuara, si heshtjet, kompresohen më shumë). Një paralajmërim: Disa programe të vjetër muzikorë nuk e përballojnë VBR-në, prandaj përpara se të krijosh skedarë VBR, testo njëherë disa nga pajisjet që ke.



Importimi i muzikës në iTune me kodimin VBR sjell rritje të cilësisë së zërit dhe skedarë kompaktë.

WMP-ja nuk mund të krijojë skedarë MP3 VBR, por këtë mund ta bëjë iTunes-i. Shko tek Edit/Preferences, kliko tabin Advanced dhe do të të shfaqet një tab i quajtur Importing. Në menynë Import Using zgjidh MP3 Encoder dhe pastaj zgjidh Custom nga menyja Setting. Në dritaren e re që hapet zgjidh bit rate-in për këngët e reja që do të rrjepësh. Sa më i madh të jetë bit rate-i, aq më e mirë do të jetë cilësia dhe aq më i madh do të jetë skedari. Ne të këshillojmë 192 Kbps si barazpeshën më të mirë midis cilësisë dhe madhësisë. Nën opcionin e bit rate-it kliko në kutinë për kodimin VBR. Tani mund të zgjedhësh cilësinë e kodimit VBR. Standardi është Medium (mesatar), por ne do të preferonim High ( i lartë).

Për të konvertuar skedarët ekzistues nga një format në tjetrin, merr parasysh softuerë të tillë si, Switch-i prodhuar nga NCH (19.40 dollarë në www.nch.com.au ), i cili mundëson konvertimin e çdo formati audio në MP3, WAV ose WMA. iTunes-i mund të bëjë konvertimin në AAC.


Shënim: S’mund ta rritësh bit rate-in e një skedari ekzistues dhe të prisësh një përmirësim të cilësisë. Sa më shumë ta ndryshosh një skedar, aq më shumë do të përkeqësohet cilësia e tij. Optimalja do të ishte sikur të mos e konvertoje një skedar më shumë se një herë. Është më mirë t’i rrjepësh sërish skedarët e CD-ve drejt e në formatin në të cilin parapëlqen t’i kesh.

Si përfundim, sigurohu që softueri muzikor i parapëlqyer të përdorë si standard llojin e skedarit që ke zgjedhur. Për ta bërë këtë në WMP, shko te Tools/Options dhe kliko mbi tabin File Types (llojet e skedarëve). Aty zgjidh llojet e skedarëve që do të doe të përballonte WMP-ja. Te iTunes-i drejtohu për te Edit/Preference/Advanced dhe te tabi General kliko te “Use iTunes as the default player for audio files” (përdor iTunes-in si programin standard për skedarët zanorë). iTunes-i ofron gjithçka ose asgjë: Kur hap një skedar zanor të çfarëdolloj formati, ky program të tregon automatikisht nëse e ke zgjedhur apo jo.



4. Ç’përfaqëson emri?
Faktori kryesor i suksesit me pajisjet muzikore është emërtimi i skedarëve dhe jo programi muzikor që përdor. Ne parapëlqejmë një model të tillë emërtimi: “Artisti.Artisti#.Kënga.Kënga#.mp3”, që të jep një pamje të plotë të asaj që po dëgjon. WMP-ja të lejon të riemërtosh skedarin nëpërmjet Tools/Options/Rip Music/File Name dhe, nëse ia lejon, ky program riemërton në këtë mënyrë të gjithë skedarët që ndodhen në librari. (Te tabi i librarisë kliko mbi “Rename music files using rip settings”). Fatkeqsisht, iTunes-i nuk ofron një elasticitet të tillë.



Përdor Modifikuesin e Etiketimeve të WMP-së për të plotësuar informacionin rreth autorit të këngës, tekstit dhe madje edhe me kopertinën e albumit.

Mos e ngatërro emërtimin e skedarëve me etiketimin e tyre. Etiketimi është metadata (informacion mbi të dhënat), që futet në një skedar muzikor. Zakonisht është ajo që shfaqet kur luan një skedar, megjithëse disa celularë dhe pajisje të vjetra shfaqin emrat e skedarëve. Ky informacion përfshin gjithçka, që nga emri i artistit, albumit dhe këngës, e deri te kopertina e albumit, tekstin e këngës dhe, madje, edhe ritmin për minutë. WMP-ja dhe iTunes-i ofrojnë mjete të mira për modifikimin e etiketimeve. Te WMP-ja zgjidh një ose disa këngë, kliko me të djathtën dhe zgjidh Advanced Tag Editor (Modifikuesi i Etiketimeve). Te iTunes-i kliko me të djathtën dhe zgjidh Get Info. Modifikimi i shumë skedarëve në këtë mënyrë është i lodhshëm, ndaj duhet të merrni parasysh një modifikues profesional etiketimesh, si për shembull mp3Tag 5.8, prodhuar nga Maniac Tools (24.95 $ te www.maniactools.com ), i cili ofron etiketim në grup për koleksione të mëdha.

Për të shtuar manualisht kopertinën e albumit në kompjuter, ose në pajisje të lëvizshme, thjesht kopjoje imazhin dhe pastaj ngjite në kutinë që ndodhet në tabin Pictures (fotografi) te WMP-ja, ose në tabin Artwork te iTunes-i. Nëse imazhi ruhet në kompjuter, mund të klikosh butonin Add në të dy programet, ose thjesht tërhiqe me anë të miut dhe lëshoje në kuti. Teksti i këngëve mund të shtohet në të njëjtën mënyrë te butoni Lyrics (Tekstet).



5. Aktivizo organizimin automatik
Pasi të keshi sistemuar gjithçka, duhet të aktivizosh disa opcione për mirëmbajtje automatike, në mënyrë që gjërat të mbeten të rregullta. Te iTunes-i shko te Preferences/Advanced dhe kliko mbi “Keep iTunes Music folder organized” (Mbaje të sistemuar dosjen muzikore të iTunes-it), në mënyrë që iTunes-i të riorganizojë dhe t’i riemërtojë skedarët dhe dosjet muzikore sipas formatit të përcaktuar. Tabi Importing (gjendet tek Advanced) ka opcione për të gjetur në mënyrë automatike në rrjet emra këngësh të CD-ve, kur ti bën rrjepjen e një disku, gjithashtu edhe për të specifikuar nëse emri i këngës duhet të përfshijnë edhe numrin e këngës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sistemi i muzikes digjitale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Alba-oNe Forums BOXI :: Tutorials-
Kërce tek: