Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zëvendësministri i MPMS Gjergj Dedaj shkon për vizite në Suedi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 27
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Zëvendësministri i MPMS Gjergj Dedaj shkon për vizite në Suedi Empty
MesazhTitulli: Zëvendësministri i MPMS Gjergj Dedaj shkon për vizite në Suedi   Zëvendësministri i MPMS Gjergj Dedaj shkon për vizite në Suedi Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 1:05 pm

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Gjergj Dedaj është nisur për vizitë pune në Stokholm ku do të ketë takime të ngjeshura me autoritetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Suedisë. Për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit ndërministror me homologet suedez dhe mundësitë e arritjes se marrëveshjeve me këtë vend për punësimin sezonal të punëkërkuesve kosovarë, si dhe aftësimin dhe edukimin profesional për te rinjtë tanë.
Duke pasur parasysh se Suedia e ka aprovuar ligjin i cili mundëson punësimin e punëkërkuesve edhe jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, zëvendësministri Dedaj do të kërkojë qe ky vend te pranojë një kontingjent të punëtorëve stinorë nga Kosova, me çka do të zbutej shkalla e papunësisë, e cila është tepër e lartë në Republikën e Kosovës.

Me rastin e qëndrimit në Stokholm Dedaj do të merre pjese edhe në Kongresin e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ELDR) ne të cilin do te marrin pjesë mbi 50 subjekte politike nga mbi 30 shtete te Evropës, ku PLK si anëtare me të drejta të plota (në ELDR), para delegatëve të këtij Kongresi ka paraqitur për miratim një Projekt Rezolute për Kosovën përmes se cilës kërkohet mbështetja e mëtejme e procesit te njohjes së pavarësisë së Kosovës, vendosja e pakushtëzuar e misionit te EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, si dhe liberalizimi i vizave për qytetaret kosovarë dhe mbështetja për punësimin sezonal të punëkërkuesve kosovarë ne tregun e punës së Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për opinion të lëshuar nga Zyra për informim e PLK-së.
| s.b & RTK staff |
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
Zëvendësministri i MPMS Gjergj Dedaj shkon për vizite në Suedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: