Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ministri Fratini premtoi mbështetjen e plotë të Romës për integrimin e Shqipërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Ministri Fratini premtoi mbështetjen e plotë të Romës për integrimin e Shqipërisë Empty
MesazhTitulli: Ministri Fratini premtoi mbështetjen e plotë të Romës për integrimin e Shqipërisë   Ministri Fratini premtoi mbështetjen e plotë të Romës për integrimin e Shqipërisë Icon_minitimeThu Oct 30, 2008 7:24 am

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini tha sot në Tiranë se Qeveria e kryeministrit Sali Berisha ka përmbushur premtimet e dhëna Brukselit. Ministri i Jashtëm, Fratini i bëri komentet pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, me ç’rast theksoi se shumë reforma janë kryer dhe se liberalizimi i regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë, për në vendet e Bashkimit Evropian, mund të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2009.

"Italia do të vazhdojë me bindje dhe me energji më të madhe të mbështesë rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Kryeministri Berisha i mbajti premtimet e dhëna Evropës dhe kjo hap rrugën e arritjes së rezultateve që do të jenë të prekshme, të dukshme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo, duke filluar nga regjimi i lehtësuar i vizave, që me prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike do të jetë proces që i afrohet përfundimit dhe plotësimit të tij. Vitin që vjen Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe kjo hap rrugë të re të stabilizimit dhe të sigurisë në të gjithë rajonin. Qartësisht rruga drejt Bashkimit Evropian varet nga reformat dhe rezultatet që do të arrijë Shqipëria dhe është një rrugë, në të cilën Shqipëria do të gjejë gjithmonë mbështetjen dhe ndihmën e Italisë", ka thënë ministri i Jashtë italian, Fratini.

Kryeministri Berisha premtoi se Qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të përmbushur reformat.

"Unë do të filloj me përpjekjet tona për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Ministri i Jashtëm, Fratini, solli këtu disa muaj më parë mesazhin e hapjes së negociatave për liberalizimin e regjimit të vizave. I premtova se Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për dokumentet më të shkëlqyera të identitetit, kontrollin më të mirë të kufijve, përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhim për liberalizimin e vizave", ka thënë kryeministri Berisha.

Ministri i Jashtëm, Fratini dhe kryeministri Berisha firmosën pesë marrëveshje ekonomike. Zyrtarët e lartë shtuan se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Romës janë në nivele të shkëlqyera.

Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini u prit më parë nga homologu i tij Lulzim Basha dhe kryetari Bamir Topi, ndërsa pasdite do të bisedojë me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. / D. Ndrenika/.
| s.b & RTK staff |
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ministri Fratini premtoi mbështetjen e plotë të Romës për integrimin e Shqipërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Ndërkombëtare-
Kërce tek: