ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pretenca: Burgim per jete vrasesve te anglezit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 165
Age : 21
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Pretenca: Burgim per jete vrasesve te anglezit   Thu Oct 30, 2008 2:54 pm

Burgim te perjetshem per dy te rinjte lezhjane qe masakruan bashkemoshatarin e tyre anglez Eduart Krejthorn, ndersa ai ishte ne qytetin e tyre si mysafir.

Prokuroria kerkoi denimin maksimal per Mario Pjetrushin dhe Arlind Vukajn, te akuzuar per vjedhje ne bashkepunim me pasoje vdekjen dhe fshehjen e kufomes.

Prokurori Arben Agovi u tha gjykatesve te Lezhes se 29 vjecari Mario Pjetrusha dhe 21 vjecari Arlind Vukaj e kane masakruar britanikun per t’i marre bizhuterite e florinjta qe ai mbante.

Viktima, vetem 23 vjec, jetonte ne Shqiperi prej muajsh pasi ai kishte te motren te martuar me nje shqiptar ne Lezhe.

Ai u zhduk ne fillim te shkurtit dhe nje dite pasi familjaret bene denoncimin, policia nisi kerkimet duke gjetur trupin e tij afersisht dy jave me pas ne pusin e nje shtepie te braktisur ne afersi te malit ne Shengjin.

Dy te rinjte e kane pritur ne heshtje te plote fjalen e prokurorit, ndersa ne salle gjendeshin edhe te afermit e tyre.

Por mbasi prokurori ka dhene pretencen, avokatet kane kerkuar kohe qe te pergatiten per te bere mbrojtjen e klienteve te tyre, qe gjenden ne paraburgimin e Lezhes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.presheva.darkbb.com
 
Pretenca: Burgim per jete vrasesve te anglezit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: