ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator


Numri i postimeve : 165
Age : 21
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës   Fri Oct 31, 2008 8:30 am

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë bërë me dije se qëllimi i bisedimeve Bashkimi Evropian -Serbi dhe bisedimet Beograd-OKB, është që misioni i EULEKX-it të vendoset në tërë territorin e Kosovës, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, dhe nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Një diplomat i lartë në Këshillin e ministrave të Bashkimit Evropian në Bruksel, ka deklaruar për agjencitë e lajmeve se bisedimet lidhur me këtë çështje, po vazhdojnë ende.
Nga ana tjetër, gazeta "Politika", e Beogradit, duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruan sot se negociatat mbi sistemimin e EULEX-it, që po zhvillohen intensivisht rreth dy javë, kanë rënë në krizë serioze. Mundësitë për arritjen e kompromisit për momentin janë shumë të vogla, ndërsa burimet e afërta me Qeverinë serbe kanë thënë se Beogradi gjendet nën trysninë e madhe të Brukselit që ta pranojë EULEX-in dhe ta shkurtojë listën kërkesave të veta.
Forca e kësaj trysnie është aq e madhe, thotë ky burim, sa që në palën serbe po shkakton frikë se pas sistemimit të EULEX-it shumë shpejtë mund të pasojë edhe kërkesa që Serbia të vendosë një lloji të marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, si bie fjala, me nënshkrimin e ndonjë traktati që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës kosovare, të cilën më pas Brukseli mund ta shfrytëzojë për interpretim se Serbia indirekt e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
| s.b & RTK staff |
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.presheva.darkbb.com
 
Qëllimi i Bisedimeve me Beogradin është vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: