Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Vizat, Shqipëria e fundit në rajon

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 27
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Vizat, Shqipëria e fundit në rajon Empty
MesazhTitulli: Vizat, Shqipëria e fundit në rajon   Vizat, Shqipëria e fundit në rajon Icon_minitimeFri Oct 31, 2008 12:19 pm

Shqipëria pritet të jetë vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që do të përfitojë nga mundësia e liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, duke përjashtuar këtu vetëm Malin e Zi, i cili ka vetëm dy vjet që ka shpallur pavarësinë dhe po ecën me hapa të mëdhenj në fushën e integrimit.

Krahasuar me Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, ne do të mbetemi sërish prapa.

Kjo, sepse ndërsa Kroacia e ka të liberalizuar regjimin e vizave, Serbia dhe Maqedonia kanë nënshkruar me Brukselin road-map për liberalizimin e vizave, Bosnjë-Hercegovina cilësohet se ka bërë progrese në plotësimin e kushteve të vëna, ndërsa Shqipëria është ende në fazën e “dialogut për liberalizimin e regjimit të vizave”.

Nga burime diplomatike bëhet e ditur se gjithçka varet nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, të cilat sipas deklaratave të Kryeministrit Berisha mund të zhvillohen në qershorin e ardhshëm.

Vonesa e një akti të tillë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, janë pikërisht mosrealizimet e kushteve të vëna nga institucionet evropiane, përkatësisht plotësimi i road-map të përcaktuar nga negociatat mes zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Serbia ka firmosur në maj të këtij viti një marrëveshje me Bashkimin Evropian, e cila nënkupton nisjen e hapit të parë të liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, Maqedonia si vend kandidat është në një fazë më të avancuar se Shqipëria për të kaluar në hapat pasardhës për një regjim më të lirë të dhënies së vizave.

Shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini, i cili vizitoi Tiranën ditën e hënë, deklaroi se një afat i mundshëm për nisjen e liberalizimit të regjimit të vizave do të jetë muaji qershor i vitit 2009.

Por Fratini renditi një sërë kushtesh që qeveria shqiptare duhet t’i plotësojë për të marrë vendimin e shumëpritur nga qytetarët e saj.

Progresi

Në raport-progresin e përgatitur nga Komisioni Evropian për ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me kushtet e vëna nga Brukseli në lidhje me çështjen e vizave, Maqedonia dhe Serbia paraqiten më mirë sesa vendi ynë.

Kështu, në raport-progresin për Maqedoninë theksohet se “Maqedonia është vendi i vetëm në rajon që ka bërë një progres të mirë për të realizuar road-map -in e firmosur dhe kushtet për liberalizimin e vizave, duke përfshirë këtu edhe pasaportat biometrike”.

Ndërkaq, në lidhje me Serbinë, në raport-progresin e Komisionit Evropian për vitin 2008, theksohet se “edhe pse janë bërë përparime në lidhje me përgatitjen e pasaportave biometrike, duhet një ndryshim i rëndësishëm në legjislacion në lidhje me kontrollin e kufijve”.

Ndërsa në lidhje me fqinjin tonë verior, përkatësisht Malin e Zi, raport-progresi i BE-së thekson se “në lidhje me çështjen e vizave po punohet me pasaportat biometrike, por regjimi i vizave është ende jashtë kritereve të duhura, ndaj vendi është jashtë road-map për liberalizimin e vizave.

Raport-progresi i vitit 2008, që do të publikohet më 5 nëntor, në lidhje me Bosnjë-Hercegovinën, thekson se duhet të merren masa në regjimin e azilit.

Ndërkaq, raporti e ka cilësuar si pozitiv miratimin e ligjeve të reja për policinë, ku janë shtuar 7 agjenci të reja. Në lidhje me Shqipërinë, Bashkimi Evropian thekson se vazhdon dialogu në lidhje me liberalizimin e regjimit të vizave dhe në këtë aspekt kusht i rëndësishëm është hartimi dhe shpërndarja e pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
Vizat, Shqipëria e fundit në rajon
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hamilton i qetё para garёs sё fundit
» Interlagos, Alonso i pari ne testet e fundit
» Fushata presidenciale në SHBA hyri në javën e fundit
» Shqipëria shpreson që Malajzia ta njohë pavarësinë e Kosovës
» Shqiperia ndihmon Han te hyje ne histori

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: