Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipëria me dhjetë lojtarë ndal Portugalinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 27
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Shqipëria me dhjetë lojtarë ndal Portugalinë Empty
MesazhTitulli: Shqipëria me dhjetë lojtarë ndal Portugalinë   Shqipëria me dhjetë lojtarë ndal Portugalinë Icon_minitimeFri Oct 31, 2008 2:16 pm

Kombëtarja Shqiptare ka barazuar pa gola në Braga kundër Portugalisë së fuqishme, edhe pse gjithë pjesën e dytë luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me kartonin e dytë të verdhë të Telit (42’).
Edhe pse ishte njoftuar se Haan do ta fillonte ndeshjen me dy sulmues, Kapllani dhe Berisha, holandezi ndërroi mendje pa filluar ndeshja, duke i besuar sërish vetëm Bogdanit në sulm të mbështetur nga Duro dhe Skela.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ndërsa portugezët dominuan vetëm me një nuancë deri në minutën e 42-të kur u largua nga ndeshja me kartonin e dytë të verdhë Teli, lojtari i cili e kishte zëvendësuar Beqirin e dëmtuar (24’).


Në gjysmë lojën e parë Shqipëria pati një rast të shkëlqyeshëm për të kaluar në epërsi, mirëpo krosimin e Klodian Duros nuk e shfrytëzuan as Bulku e as Vangjeli.

Pjesa e dytë i takoi plotësisht portugezëve duke pasur edhe epërsinë e lojtarëve, mirëpo edhe pse një grup lojtarësh të cilët luajnë në skuadrat më të forta evropiane, ata dështuan para lojtarëve të Përfaqësues Shqiptare dhe portierit të jashtëzakonshëm, Arian Beqaj.


Rasti i vetëm i Kuqezinjve në pjesën e dytë ishte pas inkuadrimit të Besart Berishës, i cili e kaloi gjithë mbrojtjen portugeze, mirëpo në fund u tregua egoist duke mos pasuar te Skela i cili ishte me portën e zbrazët.

Është kjo një pikë e artë e Shqipërisë në Grupin e Parë, e cila ngjitet në kuotën e pesë pikëve, po aq sa ka edhe Portugalia.



Skuadrat

PORTUGALIA: Quim; Miguel (Gomesh 75′), Pepe, B.Alves, P.Ferreira, J.Moutinho (Kuarezma 55′), R.Meireles, Danny (Nani 55′); C.Ronaldo, H.Almeida, Fernandez.

Trajneri: K.Keiroz

SHQIPERIA: Beqaj; Beqiri (Teli 24′), Curri, Vangjeli, Agolli, Cana, E.Bulku, Lala, Skela, Bogdani (Vrapi 46′), K.Duro (Berisha 77′)

Trajneri: A.Han
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
Shqipëria me dhjetë lojtarë ndal Portugalinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tutorial per me ja ndal viktimes PC por është Anglisht
» Shqipëria ka 4 milionë e 263 mijë banor
» Shqiperia ndihmon Han te hyje ne histori
» Shqiperia ndihmon Han te hyje ne histori
» Vizat, Shqipëria e fundit në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: