ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jankulovski: Interi mbetet më i fuqishmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..


Numri i postimeve : 573
Age : 21
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Jankulovski: Interi mbetet më i fuqishmi   Sat Nov 01, 2008 2:35 am

Mbrojtësi i Milanit, Marek Jankulovski, thotë se Interi edhe më tej mbetet pengesë kryesore për përpjekjen e tyre për të fituar skudeton.

“Inter është më i fuqishmi. Ndoshta ka dy barazime në varg, por kjo tregon se çdo ndeshje është e vështirë. Ata kanë një përbërje të fuqishme dhe mbetet rrezik i madh për ambiciet tona për skudeton”, ka thënë Jankulovski.

Milani nesër do të presë në fushë të vet ekipin e Napolit, që së bashku me Udinezen kryesojnë tabelën e Serie A. Një fitore e rosonerëve dhe një dështim i Udineses, do të thotë se Milani do të ngjitej në vendin e parë të tabelës.

“Kemi një ekip të shkëlqyeshëm, të fuqishëm, por duhet të jemi të kujdesshëm pasi Napoli ka një sulm të shkëlqyeshëm. Lavezzi ka një teknikë të mirë, është i shpejtë, dhe ka nevojë për pak hapësirë për të arritur gol. Ne luajmë mirë në fushë vendore, ne jemi Milan dhe mendojmë vetëm për fitore”, ka shtuar çeku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Jankulovski: Interi mbetet më i fuqishmi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: