ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Serbia diskriminon trajnerin kosovar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..


Numri i postimeve : 573
Age : 21
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

MesazhTitulli: Serbia diskriminon trajnerin kosovar   Sat Nov 01, 2008 2:49 am

Serbia vazhdon të përziejë sportin me politikën, sidomos kur në mes qëndron Kosova.

Trajnerit kosovar të skuadrës italiane të hendbollit “Casalgrande Padana”, Skënder Sahiti, i është mohuar viza për në Serbi, ku ekipi i tij do të ndeshej ndaj serbeve të Vrnjaçka Bajës, takim i vlefshëm për Challenge Cup.

Incidenti

Ndeshja do të luhet sot, në orën 19:00, por shteti serb, i cili e konsideroi të pavlefshme pasaportën kosovare të drejtuesit kosovar, nuk e lejoi atë të vazhdonte rrugën.

Sipas autoriteteve serbe “Republika e Kosovës nuk ekziston”. “Nuk më lejuan të udhëtoj me pasaportë të Kosovës për në Serbi, deklaroi të premten Sahiti për të përditshmen “Express”, sepse serbët thonë se Kosova nuk ekziston.

Ambasada serbe në Itali më ka ofruar një lloj pasaporte të Serbisë për të udhëtuar me ekipin, por nuk kam pranuar, sepse unë jam kosovar e jo serb”.

Reagimi

Por menjëherë pas kësaj, ka reaguar shteti italian, i cili ka mbetur i zhgënjyer nga veprimet e autoriteteve serbe.

Sipas vetë Sahitit, drejtuesit e klubit kanë propozuar të mos udhëtojnë fare për në Serbi pa trajnerin e tyre.

Por kosovari ka këmbëngulur, që skuadra e tij duhej ta zhvillonte takimin edhe pa prezencën e tij. Megjithatë, mësohet se klubi “Casalgrande Padana”, Federata e Hendbollit e Italisë, Ministria e Jashtme e Italisë dhe ajo e Sportit, i kanë dërguar notë proteste qeverisë serbe dhe në EHF.

Diskriminimi

Skënder Sahiti, i cili jeton prej 22 vjetësh në Itali dhe prej 7 vitesh drejton ekipin e “Casalgrande Padana”, ekip i elitës së hendbollit italian që ka siguruar të drejtën për të luajtur në garat ndërkombëtare, sqaron më tej:

“Klubi im, presidenti i Federatës së Hendbollit, Ministria e Jashtme dhe e Sportit janë ankuar te qeveria e Serbisë dhe te Federata Evropiane.Këtë veprim të serbëve këtu në Itali e quajnë diskriminim dhe thonë se serbët kanë bërë dallime raciste, etj. Italianët thonë se po shihet dallimi midis kosovarëve dhe serbëve”.

Mediat italiane

Gjithashtu, një tjetër reagim i ashpër ka ardhur dhe nga mediat italiane, të cilat kanë mbetur të habitura nga vendimi i Serbisë.

“Serbia ia mohon vizën Sahitit”, ishte titulli në të përditshmen italiane “La Giornale di Reggio”. “Serbia përjashton Sahitin” dhe “Serbia e lë në shtëpi Sahitin”, ishin titujt në disa të përditshme të tjera italiane.

Në shtypin e përtej Adriatikut, kanë shprehur pakënaqësitë dhe habinë e tyre për këtë incident edhe Karlo Trinelli, zyrtar i klubit “Casalgrande Padana”.

Sipas gazetave italiane, ndërhyri edhe zyra diplomatike e Serbisë për të mos lejuar udhëtimin e Sahitit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Serbia diskriminon trajnerin kosovar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: