Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 heroskopi javor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor




heroskopi javor Empty
MesazhTitulli: heroskopi javor   heroskopi javor Icon_minitimeSat Nov 01, 2008 3:12 am

Dashi
Puna: Dëshironi ta përmirësoni pozitën tuaj në kolektiv – mund t’ia arrini qëllimit
Shëndeti: Gjendja në punë po ndikon edhe në disponimin dhe shëndetin tuaj
Dashuria: Përpiquni ta ruani lidhjen tuaj intime edhe në momentet problematike
Demi
Puna: Megjithëse nuk nxitoni, me kohë arrini t’i përmbyllni obligimet tuaja
Shëndeti: Shfrytëzojeni kohën e lirë për të shëtitur në natyrë
Dashuria: Është me rëndësi ta ruani gjakftohtësinë dhe të mos reagoni me vrull


Binjakët
Puna: Nuk është koha për gara në punë – por për një plan të detajizuar të biznesit
Shëndeti: Probleme me ftohje dhe dhembje të gjymtyrëve – pushoni më shumë
Dashuria: Do të përpiqeni të lëni përshtypje te gjinia e kundërt – suksese
Gaforrja
Puna: Gjatë kësaj jave mund të keni kontakte interesante biznesi – por jo edhe profit
Shëndeti: Do të jeni në formë – por kjo nuk ju jep të drejtë për jetë të shfrenuar
Dashuria: Mundësi e mirë për takime të reja – dhe çaste të këndshme intimiteti


Luani
Puna: Nuk preferoni bizneset afatshkurtra – kërkoni diçka për shtigjet afatgjate
Shëndeti: Për formë të mirë, është me rëndësi të ushqeheni me orar të rregullt
Dashuria: Jeni të interesuar për njoftime dhe romanca të reja në jetë - përpiquni
Virgjëresha
Puna: Disa gjëra nuk i keni të qarta – duhet të kërkoni shpjegime shtesë nga eprorët
Shëndeti: Gjendje relativisht e mirë – por lëvizni më shumë në ajër të pastër
Dashuria: Nuk keni arsye t’i fshihni ndjenjat tuaja ndaj një personi të caktuar


Peshorja
Puna: Mblidhni më shumë informata për projektin tuaj – duhet të jeni të përgatitur
Shëndeti: Kujdes nga ftohja e mundshme, mos qëndroni në ambiente të mbyllura
Dashuria: Është koha të kënaqeni me partnerin – por jo edhe për shfrenim total
Akrepi
Puna: Mund t’ju ofrohet një detyrë e re, mos e pranoni pa i studiuar detajet e ofertës
Shëndeti: Ndjenja e lodhjes mund të ndikojë në disponimin tuaj
Dashuria: Dikush po interesohet për ju – mos u tregoni si gjithnjë, indiferent pa nevojë


Shigjetari
Puna: Duhet të jeni më të përkushtuar në punë dhe t’u përmbaheni premtimeve
Shëndeti: Pa probleme të theksuara – konsumoni lëngje dhe pemë më shumë
Dashuria: Nganjëherë nuk po mund të përcillni dinamikën e jetës me partnerin
Bricjapi
Puna: Jeni të stërngarkuar, mirëpo ngadalë po e pushtoni kolektivin tuaj të punës
Shëndeti: Gjendje relativisht stabile – mirëpo shfrytëzojeni kohën e lirë për pushim
Dashuria: Dëshironi që bashkë me partnerin t’i bëni disa plane për të ardhmen


Ujori
Puna: Keni probleme me kontrollin ndaj buxhetit që posedoni – bëjeni një plan
Shëndeti: Disponimi juaj do të ndryshojë gjatë gjithë javës – pushoni më shumë
Dashuria: Do ta kërkoni mirëkuptimin e partnerit – por nuk duhet të paragjykoni
Peshqit
Puna: E dini se meritoni më shumë – mirëpo nuk është koha për insistime
Shëndeti: Mos e ndryshoni shumë ritmin e jetës – mund t’ju dëmtojë
Dashuria: Pas mosmarrëveshjeve – e keni rastin për përmirësimin e raporteve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
heroskopi javor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» heroskopi per sod
» heroskopi mujor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Horoskopi Ditor-
Kërce tek: