Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Një shqiptar, yll hokeji në Miçigan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 27
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Një shqiptar, yll hokeji në Miçigan Empty
MesazhTitulli: Një shqiptar, yll hokeji në Miçigan   Një shqiptar, yll hokeji në Miçigan Icon_minitimeSat Nov 01, 2008 8:30 am

Në hokejin amerikan po lind një yll i ri. Bëhet fjalë për sportistin me origjinë nga Shqipëria, Aron Palushaj, i cili luan me skuadrën e Universitetit të Miçiganit.

Ajo që të bën përshtypje për këtë djalosh është fakti se, përveç talentit natyral, ai stërvitet shumë.

Përkushtimi i 19-vjeçarit i ka habitur edhe drejtuesit e “St. Luis Blus”, të cilët nuk kanë mundur ta fshehin vlerësimin për punën e tij.

Pak ditë më parë, pista e akullt ku stërvitet skuadra duhej t’i lihej në dispozicion shokut të tij të ekipit, Brendon Bërlon, i cili do të testonte gjurin e dëmtuar.

Por edhe Palushaj ishte i paduruar të patinonte. “Aroni pyeti dikë, nuk e mbaj mend se cili ishte, nëse edhe ai mund të patinonte”, tha drejtori i informacionit pranë klubit, Met Trevor.

“Përgjigjja që mori ishte ‘jo’, por Palushaj nuk u tërhoq dhe i tha të mos shqetësohej, ‘Nuk do të përplasemi’”. Pavarësisht këmbënguljes, i riu me origjinë shqiptare nuk u lejua të zbriste në pistë. Por, ky është vetëm një episod, pasi gjatë ditëve të tjera atë mund ta gjesh duke vazhduar stërvitjen, edhe pasi skuadra ka 40 minuta që është larguar. Lui Kaporuso, shoku i skuadrës, me të cilin qëndron shpesh duke provuar skema të reja, tregon: “Nuk besoj se ka ndonjë moment që ai nuk e ka mendjen te hokeji”.

Në fakt, lidhja e Aron Palushajt me hokejin ka filluar që prej vegjëlisë. Në klasën e parë, ai pa në mure posterin e Stiv Yzerman dhe të “Pesëshes Ruse”, e menjëherë vendosi ta praktikonte këtë sport.

Megjithatë, çelësi i suksesit të 19-vjeçarit që luan me numrin 8 është përkushtimi. Pas gjashtë ndeshjeve, djaloshi i lindur në Livonia të Miçiganit, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë pesë pasime golash për shokët e skuadrës, duke arritur të realizojë pikë në tri ndeshje radhazi.

Aktualisht Palushaj ka dhjetë pikë, tri më shumë sesa ato që kishte realizuar deri në këtë fazë të sezonit të kaluar Kevin Porter, i cili në fund fitoi çmimin “Hobey Baker 2008”.

Megjithatë, statistikat nuk kanë shumë rëndësi për Palushajn, që gjatë sezonit të kaluar ishte “debutuesi” i dytë më i mirë në shtetin e Miçiganit me 34 pasime për gol dhe i treti mes lojtarëve të vitit të parë, me 44 pikë.

Objektivi i tij është të ndihmojë skuadrën të fitojë në akull dhe për ta realizuar këtë, është mes të parëve që zbresin në pistë dhe i fundit që largohet.

Etikën e punës, sportisti mendon se e ka trashëguar nga babai, Tom Palushaj, që emigroi në SHBA nga Shqipëria kur ishte vetëm 13 vjeç dhe tashmë zotëron disa restorante me vëllezërit e tij.

“Babai im është shumë punëtor. Mendoj se është diçka e trashëguar gjenetikisht, tha Aroni. Megjithatë, duke punuar më shumë se të tjerët, është mënyra e vetme për t’u përmirësuar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
Një shqiptar, yll hokeji në Miçigan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» muzika dhe populli shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: