ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shuster: Humbëm, pasi nuk e çmuam kundërshtarin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Shuster: Humbëm, pasi nuk e çmuam kundërshtarin   Sun Nov 02, 2008 5:53 am

Futbollistët e Real Madridit kanë përjetuar një humbje befasuese në ndeshjen e parë të 1/16 së Kupës së Mbretit ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, Real Union, me rezultat 3:2. Megjithëkëtë humbje, trajneri i Real Madridit, Bernd Shuster nuk është i brengosur. Ai është i bindur se skuadra e tij në ndeshjen e kthimit në "Santiago Bernabeu" do të korigjojë gabimet dhe do të kalojë në fazën e ardhshme.
"Humbëm sepse nuk e çmuam kundërshtarin. Mirëpo, nuk jam aq shumë i brengosur, sepse na pret ndeshja e kthimit para tifozëve tanë. Bëmë shumë gabime, sidomos në mbrojtje, por na mungojë edhe fati", ka theksuar Shuster. Në anën tjetër, trajneri i Real Unionit, Inaki Alonso, ka falënderuar futbollistët e tij për këtë sukses historik. "Kemi fituar ndershmërisht në duel me Realin e madh, futbollistët e të cilit klub po ashtu ishin të motivuar për fitore. Më duket sikur po e jetoj një ëndërr. Tash do të shkojmë në 'Santiago Bernabeu' pa presion", ka theksuar Inaki Alonso.


mbrapa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shuster: Humbëm, pasi nuk e çmuam kundërshtarin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: