ForumForumiPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Siena i ofron Ronaldos 100 mijë euro për çdo gol

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Siena i ofron Ronaldos 100 mijë euro për çdo gol   Sun Nov 02, 2008 5:54 am

Presidenti i klubit italian, Siena, Xhovani Lombardi, po mundet ta bind futbollistin brazilian, Ronaldo, me një kontratë të bujshme. Në fakt, kreu i Sienës është i gatshëm ta paguajë 32-vjeçarin brazilian në bazë të efikasitetit.
"Kam biseduar me menaxherin e Ronaldos dhe i kam ofruar kontratë, sipas të cilës për çdo gol të shënuar në Serie A, do ta paguanim me nga 100.000 euro. Golat e Sienës do të mund ta shpëtonin Sienën", ka pohuar Lombardi, klubi i të cilit momentalisht zë pozitën e 13-të në kampionatin italian. "Nënshkrimi i kontratës me Ronaldon është një ide në të cilën po punojmë intensivisht. Kam dëgjuar se Ronaldo është duke menduar seriozisht për pensionim, por ne me kënaqësi do t'i ofronim një rast të ri", ka shtuar presidenti i Sienës. Momentalisht Ronaldo është duke u stërvitur me Flamengon, ku po bënë përpjekje për t'u kthyer në gjendjen e duhur fizike, pas atij lëndimi të gjurit në shkurt të këtij viti, i cili ia rrezikoi seriozisht vazhdimin e karrierës. Kontrata të cilën e ka ofruar Siena do është shumë e përshtatshme edhe për klubin italian, pasi Ronaldo nuk do t'i kushtonte asgjë, në rast se do të luante dobët apo do të lëndohej sërish. Ndërkaq, nëse do të realizonte gola, atëherë sigurisht se paratë e shpenzuara do t'i shpaguhen Sienës, pasi do të shpëtonte nga rënia prej Serisë A.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Siena i ofron Ronaldos 100 mijë euro për çdo gol
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: