Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mesi nuk do të luajë kundër Skocisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor




Mesi nuk do të luajë kundër Skocisë Empty
MesazhTitulli: Mesi nuk do të luajë kundër Skocisë   Mesi nuk do të luajë kundër Skocisë Icon_minitimeSun Nov 02, 2008 5:55 am

Gjatë një konference të shkurt në Buenos Aires, përzgjedhësi ende i pazyrtarizuar i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka bërë të ditur se Lionel Mesi nuk do të luajë në ndeshjen miqësore në Gllazgou ndaj Skocisë. Argjentina do të luajë këtë miqësore në stadiumin "Hampden Park" me 19 nëntor. Në të njëjtin stadium Maradona në vitin 1979 si 19-vjeçar realizoi golin e tij të parë në kombëtare, në fitoren e Argjentinës ndaj Skocisë, 3:1.
"Presidenti i Barcelonës, Laporta është 'çmendur' kur Mesi shkojë në Lojërat Olimpike në Pekin, por më pas u arrit marrëveshja që ai të qëndrojë atje dhe me këtë rast drejtuesit e federatës premtuan se Mesi nuk do të jetë i obliguar të luajë në miqësoren ndaj Skocisë. Do ta respektojmë këtë marrëveshje dhe do të mundohem ta krijojë skuadrën më të mirë të mundshme pa Mesin për këtë miqësore. Ajo që është me rëndësi është që Mesi dëshiron të luajë në çdo ndeshje të Argjentinës", ka theksuar Maradona. Ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të udhëtojë në Evropë, më saktësisht në Angli, ku do të ndjek nga afër formën e Karlos Tevezit dhe Havier Maskeranos. Në anën tjetër, futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi, ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem me Maradonën, edhe pse ky i fundit kohët e fundit e ka kritikuar për egoizëm. "Mendoj se ka ardhur koha që Argjentina të fitojë titullin e parë të kampionit të botës pas vitit 1986. Diego ka potencial që t'i rrisë mundësitë e tona për të arritur këtë sukses. Mendoj se ai mund të na jep shumëçka dhe do ta përcjellë tek ne përvojën e tij si kampion. Ai ka raporte të shkëlqyeshme me të gjithë futbollistët, prandaj nuk do të ketë problem me autoritetin e tij. Të gjithë i gëzohemi faktit që ai do të jetë përzgjedhës i kombëtares", ka theksuar Mesi, duke shtuar: "Dëshiroj që gjithmonë të jem në dispozicion të kombëtares dhe të luaj në çdo ndeshje. Megjithatë ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet Barcelonës dhe federatës argjentinase të cilat nuk mund t'i zgjedh unë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mesi nuk do të luajë kundër Skocisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ferrari kunder FIA-s, kercenon largimin nga F1
» Serbët me peticion kundër EULEX-it
» Ibrahimovic kërkon fitore kundër Violas
» Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit
» Thaçi kundër “shtimit” të ministrave të LDK-së në ekzekutiv

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: