Perfaqesuesi i sindikates se minatoreve, Fiqiri Xibri ka deklaruar gjate nje konference per shtyp se, minatoret te mbeshtetur edhe nga levizja Mjaft, te enjten e kesaj jave do te organizojne nje proteste masive perpara kryeministrise per zgjidhjen e problemeve te tyre.
Sipas Xibrit, minatoret dhe te gjithe ata qe kane punuar ne profesione te veshtira nuk do te terhiqen nga kerkesa per statusin, ku si pike kryesore mbetet ulja e moshes se daljes ne pension.
Nje nga drejtueset e Mjaft, Alisa Spiropali tha gjate konferences se, gjate protestes kerkohet edhe mbeshtetja e popullsise.