Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dua 500 milionë, për celularin

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Dua 500 milionë, për celularin Empty
MesazhTitulli: Dua 500 milionë, për celularin   Dua 500 milionë, për celularin Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 9:27 am

Dosja
e rrallë ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës nga një trup
gjykues i kryesuar nga gjyqtari Arben Kostandini dhe ka si paditës një
biznesmen nga Fieri, ndërsa pala e paditur është një nga kompanitë
celulare që operojnë në tregun shqiptar. Paditësi, inicialet e të cilit
janë D.X., ka paguar shumën prej një për qind të vlerës së padisë dhe
pasi ka pajisur me prokurë dy avokatë i është drejtuar Gjykatës së
kryeqytetit.
Konflikti
mes tij dhe kompanisë celulare ka nisur në fillim të këtij viti, kur e
fejuara e tij ka arritur të tërheqë nga zyrat e kompanisë tabulatet e
zbardhura të bisedave telefonike së të fejuarit të saj. Nëpërmjet
tabulateve ajo ka faktuar lidhjen intime së të fejuarit të saj me një
vajzë tjetër, çka ka sjellë më pas ndarjen e tyre. Duke pretenduar se
kompania celulare ishte shkaku i grindjes, që më pas çoi në ndarjen e
tij nga e fejuara, biznesmeni depozitoi padinë 500 milionëshe në
gjykatë.

ÇËSHTJA

Ndërkohë,
burime nga procesi pohojnë se kompania telefonike e paditur menjëherë
sapo ka mësuar se, dy prej punonjësve të saj ishin përfshirë në
skandalin nxjerrjes së sekretit, ka vendosur ndaj tyre masën
administrative të pushimit nga puna. Mësohet se e fejuara e biznesmenit
kishte njohje me dy punonjëset dhe duke shfrytëzuar këtë fakt, ajo u ka
kërkuar atyre t'i vënë në dispozicion tabulatet telefonike së të
fejuarit të vet, i cili siç duket e mohonte kontaktin me vajzën tjetër.
Sapo ka shtënë në dorë të dhënat ajo ka parë aty se ai kontaktonte
shpeshherë me vajzën tjetër, me të cilën kishte shkëmbyer mesazhe dhe
kishte zhvilluar biseda të gjata. Pas kësaj e fejuara është konfliktuar
me të fejuarin, çka më pas ka sjellë edhe ndarjen e tyre.

SEKRETI


kërkesëpadi, biznesmeni pohon se nxjerrja e sekretit është bërë shkak
për prishjen e familjes së tij, çka i ka sjellë veç të tjerash dëm
ekonomik, shëndetësor etj., ndërsa dëmshpërblimi për këtë është shuma
prej gjysmë miliardi lekësh të vjetra. Edhe pse është dorëzuar në
gjykatë prej disa muajsh, padia ende nuk ka nisur të shqyrtohet, pasi
shkak për këtë është bërë mosformimi i trupit gjykues dhe mungesa e
sekretares gjyqësore. Seanca e radhës e kësaj çështjeje pritet të
zhvillohet në fillim të muajit tetor, kur është përcaktuar që pala
paditëse, biznesmeni dhe avokatët e tij mbrojtës, të paraqesin para
trupit gjykues parashtrimet hyrëse dhe provat. Ndërsa pala e paditur
mësohet se e ka kundërshtuar zgjidhjen e çështjes me kompromis, në
formën e kërkuar nga paditësi. Juristët përfaqësues të kompanisë
celulare kanë refuzuar të pranojnë dëmshpërblimin e paditësit me 500
milionë lekë të vjetra, në këmbim të ndërprerjes së procesit. Për këtë
shkak padia ka kaluar më pas në seancë gjyqësore dhe po shqyrtohet
aktualisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Dua 500 milionë, për celularin Empty
MesazhTitulli: Re: Dua 500 milionë, për celularin   Dua 500 milionë, për celularin Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 8:13 am

e teprove tash o nnq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 27
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

Dua 500 milionë, për celularin Empty
MesazhTitulli: Re: Dua 500 milionë, për celularin   Dua 500 milionë, për celularin Icon_minitimeSun Nov 02, 2008 5:59 am

shum 500 milion
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
Sponsored content





Dua 500 milionë, për celularin Empty
MesazhTitulli: Re: Dua 500 milionë, për celularin   Dua 500 milionë, për celularin Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dua 500 milionë, për celularin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëria ka 4 milionë e 263 mijë banor
» Google: 10 milionë $ për idenë e cila do të ndryshojë botën
» Në SHBA kanë votuar tashmë mbi 12 milionë amerikanë
» Biznesmeni shqiptaro-amerikan kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Argetime-
Kërce tek: