Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Jung: Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Jung: Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Jung: Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës   Jung: Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 6:19 am

Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës dhe Qeveria gjermane angazhohet që të zbatohet plani i Ahtisaarit dhe që EULEX-i të vendoset në tërë Kosovën, tha, në Prishtinë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Jung.

Këto komente, zyrtari i lartë i Qeverisë gjermane i bëri pas takimeve që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët i kanë kundërshtuar kushtëzimet e Beogradit për vendosjen e EULEX-it në pjesën veriore.

Ministri Jung tha se Gjermania mbështet Kosovën në zbatimin e planit të Ahtisaarit, përderisa po jep edhe një kontribut në vendosjen e EULEX-it si dhe në forcën paqeruajtëse të KFOR-it.

“Ne jemi kundër ndarjes së Kosovës. Jemi për një Kosovë të bashkuar dhe mbi këtë bazë edhe e kemi mbështetur planin e Ahtisaarit, duke u angazhuar që të drejtat e komuniteteve, sidomos të atij serb, të kenë një kujdes të veçantë”, tha ministri Jung.

Ai shprehu besimin e tij se misioni i EULEX-i do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, pavarësisht pengesave që po paraqiten aktualisht me kundërshtimet e serbëve lokalë, të mbështetur në planin diplomatik edhe nga Beogradi dhe Moska.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jung: Gjermania nuk i mbështet idetë për ndarjen e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjermania kundërshton ndarjen e Kosovës
» Gjermania kundërshton ndarjen e Kosovës
» I dërguari i OKB-së propozoi ndarjen e Kosovës
» I dërguari i OKB-së nuk mund të propozojë ndarjen e Kosovës
» Gjermania ndanë disa kompjuter për disa shkolla në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: