Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shakira ylli i muzikes latine

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 30
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Shakira ylli i muzikes latine Empty
MesazhTitulli: Shakira ylli i muzikes latine   Shakira ylli i muzikes latine Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:12 pm

Shumë njerëz e konsiderojnë Shakirën si një talent të madh, ndërsa shkrimtari i shquar Gabriel García Márquez ka shkruar: Muzika e Shakirës është e paimitueshme sepse është e mbushur me ritëm, të cilin askush tjetër nuk mund ta zotërojë si ajo. Nisur nga mosha e re dhe sensuliteti i saj i pafajshëm duhet të pranoj, që muzika e Shakirës është një shpikje”. Është ky një vlerësim i jashtëzakonshëm, që vjen për yllin latin të muzikës nga një nobelist i letërsisë. Biondia bukuroshe, që me lëvzijet dhe ritmet sensuale arriti të pushtojë zemrat dhe mendjet e miliona dashamirësve të muzikës në të gjithë botën.Shakira dhe KUPTIMI I emrit të saj
Isabel Mebarak Ripoll, e njohur thjesht me emrin Shakira u lind në Barranquilla të Kolumbisë më 2 shkurt të vitit 1977 dhe sot është një këngëtare e nivelit ndërkombëtar. Emri i artit Shakira, i përkthyer nga arabishtja do të thotë “femër e mbushur me mirësi”, por është edhe një formë falënderimi duke qenë se vjen nga fjala arabe Shukhran (faleminderit).

Origjina dhe dështimet e para
Bijë e një babai libanez dhe një nëne me origjinë spanjollo-italiane, Shakira u shpërngul drejt Bogotës, kryeqytetit të Kolumbisë në moshën 13-vjeçare. Pasioni për këngën dhe muzikën e çoi drejt realizimit të albumit të parë në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Albumi, që mbante titullin “Magia”, u prit ftohtë si nga kritika ashtu edhe nga publiku. Çuditërisht një fat edhe më të keq pati albumi i saj i dytë “Peligro” (Rrezik). E zhgënjyer nga këto dështime për një çast vendosi ta braktiste botën e muzikës për t’iu dedikuar aktrimit. Në fakt, kishte një pjesë në telenovelën kolumbiane “El Oasi” dhe xhiroi disa spote në vendlindje.



Suksesi i parë Por dashuria për muzikën nuk ishte shuar dhe duke mposhtur mosbesimin, që njerëzit kishin për muzikën e saj vendosi të publikojë në vitin 1995 një tjetër album “Pies descalzos”, që në fakt ndryshe nga dy albumet e mëparshme ishte shumë më tepër autobiografik dhe pasionant. Disku arriti sukses të madh komercial dhe kënga “Estoy aquí” u bë botërisht e njohur. Tashmë në kreshtën e suksesit, Shakira vendosi të publikonte sërish një album tjetër me këngët e remiksuara të albumit “Pies descalzos”.
Pas këtij suksesi mori kontakte me producentin Emilio Estefan Junior, që vendosi të financonte punën e saj diskografike “Dónde están los ladrones”?. Pavarësisht kostos së lartë të kësaj pune (3 milionë dollarë amerikanë), albumi fitoi mbështetjen e publikut, që e shndërroi menjëherë në një disk platini, ndërsa kritika e cilësoi si albumin më të mirë të këngëtares.
Mes këngëve më të suksesshme të albumit u cilësuan “Inevitable”, “Si te vas”, “Octavo dia e Ojos asi” (që u përkthye në anglisht nga Gloria Estefan për të hyrë më pas në albumin “Laundry Service” me titullin “Eyes like yours”) ku shfaqen ndjeshëm gjurmët instiktive të muzikës së Shakirës. Më pas, ajo regjistroi në Nju Jork “MTV Unplugged” (i pari për një artiste latio-namerikane), sigurisht në gjuhën spanjolle.

Kujdesi për gjuhën angleze
Nga ky moment e më pas, Shakira e përqendroi vëmendjen drejt tregut anglofon: përmirësoi anglishten (gjuhën e marketingut) falë poemave të Walt Whitman-it dhe nisi të shkruajë dhe të këndojë në gjuhën anglo-saksone. Albumi i parë i këtij drejtimi të ri është “Laundry Service”. Ky album i karakterizuar nga këngë rok-melodioz u publikua fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në pjesën tjetër të botës edhe pse brenda tij kishte disa tekste në gjuhën spanjolle. Edhe pse shumë njerëz mendonin se njohuritë e Shakirës për gjuhën angleze ishin të dobëta, “Laundry Service” rezultoi si një prej albumeve më të shitura në vitin 2002 dhe kënga “Whenever, wherever” (varianti anglisht i “Suerte”) u pëlqye edhe në Evropë. Për t’i dhënë forcë publikimit të këtij albumi ajo vendosi të realizojë në videoklipet e këngëve të saj vallëzime intensive dhe sensuale, që e marrin fillesën nga origjina arabe (i njohur për të gjithë p.sh., vallëzimi i barkut.

Në vijim të suksesit
Në dhjetor të vitit 2002 doli përmbledhja e parë e sukseseve të Shakirës në gjuhën spanjolle, nën titullin “Grandes éxitos”, ndërkohë, që në 30 mars të vitit 2004 mbërriti në tregjet ndërkombëtare “Live & Off the Record”, një DVD, e cila përmbante 10 këngë të Shakirës të performuara gjatë koncertit ndërkombëtar, “Tour della Mangusta” (2002-2003), i quajtur kështu për të nderuar një prej kafshëve, që është në gjendje të vrasë kobrën. Koncerti përfundonte me filmimin e një lufte të ashpër mes të dy kafshëve.

Albumet e fundit
Një punë e jashtëzakonshme e ndarë në dy pjesë. Kështu janë cilësuar albumet e fundit të këngëtares, “Fijación Oral 1”, që doli në tregjet botërore në verën e vitit të shkuar dhe “Oral Fixation 2” i cili u publikua disa muaj më vonë, në nëntor. Bashkautorë të Shakirës në këtë stërmundim muzikor janë Luis Fernando Ochoa dhe Lester Méndez, ndërsa Rita Quintero e ka ndihmuar Shakirën në dy duete me tonë të ulëta.

Jeta private dhe lidhja me djalin e presidentit

Në vitin 2000, këngëtarja u fejua me Antonio de la Rúa, djalin e ish- presidentit të Argjentinës. E megjithatë bashëkpunëtorët e de la Rúa-së e kanë paragjykuar përherë këtë lidhje duke u nisur nga fakti, që sipas tyre Shakira është një personazh i frikshëm, narcizistik dhe arrogant, që zor se mund të përshtatej me krizën ekonomike që kishte prekur vendin amerikan-latin në ato vite. Për t’iu përgjigjur kësaj akuze Shakira organizoi një koncert, fondet e të cilit iu dhuruan një shoqate bamirësie për fëmijët e varfër. E megjithatë, zemërimi me të cilin ajo u përgjigj i bëri shumë njerëz të besojnë se koncerti ishte vetëm një falje dhe një mënyrë që argjentinasit ta duan. Megjithatë publiku i prnaishëm në koncert e priti ngrohtë këngëtaren kolumbiane.
Aktualisht Shakira jeton në Majami, atje ku janë vendosur edhe prindërit e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Shakira ylli i muzikes latine Empty
MesazhTitulli: Re: Shakira ylli i muzikes latine   Shakira ylli i muzikes latine Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 5:25 am

Shakira Mundet me u kon ylli muziikes wallai se e 3nt osht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shakira ylli i muzikes latine
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sistemi i muzikes digjitale
» Chavez: Amerikës Latine i duhet partneritet i fortë me Rusinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura :: Muzika e Huaj-
Kërce tek: